Tërmeti i fuqishëm rrëzon shtëpitë në Puerto Riko (Foto)



Tërmeti i fuqishëm rrëzon shtëpitë në Puerto Riko (Foto)

10:36 07/01/2020

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 ka goditur Puerto Rikon ditën e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sipas mediave botërore, shumë shtëpi janë dëmtuar dhe janë rrëzuar.

Disa shkëmbinj në zonën e Punta Ventana, që është destinacion turistik, janë shembur për shkak të lëkundjeve të forta sizmike.

Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti ra në një thellësi 6 kilometra nën tokë në brigjet jugore të ishullit. Asnjë paralajmërim për cunami nuk është dhënë.

Nga lëkundjet sizmike nuk është raportuar për viktima, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Në zona të caktuara pati rrëshqitje dherash. Në disa foto të publikuara nga mediat e huaja, shihen shtëpitë të rrëzuara për shkak të dëmtimit të themeleve.

Puerto Riko është territor i SHBA-së dhe ka një popullsi prej 3.2 milionë banorë. Ishulli është goditur nga një seri tërmetesh që prej 28 Dhjetorit 2019. Puerto Riko përfshihet në një zonë sizmike, pasi ndodhet në mesin e Amerikës Veriore dhe pllakave tektonike të Karaibeve. /tvklan.al







Të ngjashme