Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7 që goditi ishullin grek të Samos pranë brigjeve turke, ka shkaktuar dëme të mëdha në qytetin e Izmirit në Turqi. Shumë pallate janë rrëzuar dhe shkatërruar tërësisht.

Mediat turke raportojnë se për shkak të forcës së madhe goditëse të tërmetit, lëkundjet sizmike kanë shkaktuar edhe një cumani.

Në një lagje të Izmirit, uji ka hyrë në rrugët e qytetit, sikurse duket në videon e mëposhtme. Këto janë edhe momentet kur uji ka hyrë brenda në qytet, por në një zonë të kufizuar.

Katet e para të ndërtesave janë mbuluar nga uji.

Tërmeti me magnitudë 7 ra në një thellësi 10 kilometra nën tokë. Lëkundjet e forta sizmike u ndjenë edhe në Greqi, deri në Athinë. /tvklan.al