Një tërmet i fuqishëm ka goditur Taxhikistanin të shtunën në mëngjes. Si pasojë e lëkundjeve janë shembur ndërtesa dhe kanë humbur jetën të paktën 5 persona.

Dridhjet e tokës kishin një mangitudë 5.9 dhe u ndjenë edhe në kryeqytetin e shtetit të Azisë Qendrore.

“Dhjetëra shtëpi janë shkatërruar”, thanë autoritetet. Linjat e energjisë janë dëmtuar në 3 fshatra, atje ku në fakt ishte edhe epiqendra e tërmetit.

Presidenti i Taxhikistant, Emomali Rakhmon, ka urdhëruar një komision hetimor të kryesuar nga kryeministri, njoftuan media ruse. Tërmeti ka qenë shumë i fortë dhe është ndjerë edhe në Turkmenistan./tvklan.al