Një tërmet i fortë 6.5 ballë goditi sot qytetin bregdetar Niigata të Japonisë, duke shkaktuar edhe një paralajmërim për cunami. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar momentin kur qyteti tronditet nga lëkundjet sizmike.

Paralajmërime urgjente u dhanë nga autoritetet për qytetarët që të dilnin nga banesat e tyre dhe të shkonin në zona të larta. Shërbimi hekurudhor u pezullua, 10 mijë shtëpi mbetën pa energjie elektrike dhe disa autostrada u mbyllën.

Centrali bërthamor në Niigata u mbyll, ndërsa u dha paralajmërimi për banorët pranë brigjeve detare që të evakuoheshin pasi rrezikoheshin nga cunami. Megjithatë, nuk ka raportime për dëme të mëdha nga tërmeti i fortë. /tvklan.al