Tërmeti i së shtunës u pasua nga 300 pasgoditje

Tërmeti i së shtunës u pasua nga 300 pasgoditje

15:42 22/09/2019

Sizmiologët: Intensiteti i lëkundjeve po bie

Prej pasdites së të shtunës, në vendin tonë janë regjistruar mbi 300 pasgoditje. Sipas sizmiologut, Rrapo Ormëni, vetëm gjatë së dielës në vend janë regjistruar 100 lëkundje.

“Mbi 320 pasgoditje, vetëm të dielën janë regjistruar 103 pasgoditje dhe pasgoditja më e madhe ka qenë me magnitudë 4.9 të shkallës rihter, ose intensitet me epiqendër rreth 6 ballë dhe ajo ka qenë në orën 12 :07, pas mesit të natës ka pasur pasgoditje të tjera të cilat kanë qenë me magnituda të vogla, nga të cilat më e konsiderueshmja ka qenë ajo e orës 09:05 me magnitudë 3.6 të shkallës riter.”

Specialistët e institutit të sizmologjisë thonë se qytetarët nuk duhet të kenë panik, pasi pasgoditje të tilla mund të vijojnë për disa ditë.

“Në këtë rast kemi të bëjmë me një tërmet të lartë dhe pasgodtjet do të kenë një  magnitudë të konsiderueshme. Kuptohet që në këtë rast pasgoditjet do të vijojnë me ditë të tëra dhe nuk duhet të ketë panik, pasi energjia e tyre është pa rrezik, pasi rreziku kryesor ka qenë goditja kryesore dhe pasgoditja e parë.”

Po përse u ndje pothuajse në të gjithë Ballkanin tërmeti me intensitet 7.5 ballë?

“Fakti që ai kishte edhe thellësi të madhe bëri që të ndihej në një zonë të madhe, po të ishte më i cekët do ishte më i rrezikshëm për zonën e epiqendrës.”

Ishte ora 16.04 minuta, pasditen e së shtunës  kur një termet i magnitudës 5.8 në shkallen rihter dhe intensitet 7.5 ballë shënoi goditjen e parë në detin Adriatik, në Porto Romano, 1 km larg bregut.

Goditja e parë u pasua me një tjetër me intensitet 5.3, vetëm 11 minuta më vonë. Tre lëkundje të tjera të forta u regjistruan në një hark kohor prej 2 orësh.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT