Katari do të dhurojë të gjithë pajisjet e fshatit sportiv të përdorur në Kupën e Botës për të prekurit.

Shtëpitë e lëvizshme dhe kontejnerët e përdorur në Kupën e Botës në Katar do të dhurohen për të pastrehët në Turqi dhe Siri. Kjo është ajo që ka konfirmuar Fondi për Zhvillim i Katarit, që ka pranuar se të gjithë këto pajisje, të përdorura për të ndërtuar Fshatin Sportiv do të vendosen në dispozicion të të prekurve nga tërmeti tragjik.

“Duke pasur parasysh nevojat urgjente në Turqi dhe Siri, ne kemi marrë vendimin për të dërguar kabinat në rajon, duke ofruar një mbështetje shumë të nevojshme dhe të menjëhershme për popullin e Turqisë dhe Sirisë”.

Katari kishte planifikuar gjithmonë të dhuronte njësitë e banimit, të cilat ishin instaluar për të strehuar fluksin e tifozëve që vizituan vendin arab gjatë turneut Nëntor-Dhjetor. Tërmeti tragjik i pak ditëve më parë shkaktoi dhjetëra të vdekur dhe mijëra të tjerë që kanë humbur gjithçka. Bota e futbollit është solidarizur me të prekurit nga tërmeti që preku Turqinë dhe Sirinë duke kontribuar me para por edhe me veshmbathje. 

Klan News