Tërmeti, Kryeministri thërret mbledhje qeverie në 23:30

Tërmeti, Kryeministri thërret mbledhje qeverie në 23:30

20:58 21/09/2019

Kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje qeverie e cila do të zhvillohet në orën 23:30 të kësaj të shtune dhe ku pritet të koordinohet puna e të gjitha strukturave për përballimin e pasojave nga tërmeti.

Lajmin e bëri të ditur gjatë daljes për mediat, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila konfirmoi gjithashtu se kreu i qeverisë kishte ndërprerë udhëtimin e tij drejt New York-ut.

“Kam qenë vazhdimisht në kontakt me Kryeministrin i cili ndodhej në Frankfurt në tranzit për në Nju Jork, ku do të merrte pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, por ka vendosur ta ndërpresë udhëtimin për t’u kthyer po sot në Shqipëri. Dhe sot në orën 23.30 Kryeministri ka thirrur një mbledhje të qeverisë për të koordinuar punën e të gjithë strukturave vendore dhe qendrore për përballimin me gatishmëri të plotë 24 orë në ditë të pasojave të tërmetit”.

Nga ana e saj Xhaçka shtoi gjithashtu se aktualisht po ngrihen edhe grupet e vlerësimit të dëmeve në secilën prej bashkive të prekura nga lëkundjet e tokës.

Ajo tha me tej se gjatë këtyre orëve “kemi marrë mesazhe solidariteti dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtarë që kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në përballimin e pasojave të tërmetit”./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori