Një tërmet me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm ishullin e Kretës në Greqi.

Lëkundjet sizmike u ndjenë në orën 05:05, 11 kilometra në juglindje të Zakros. Sipas të dhënave sizmologjike, thellësia e tërmetit ishte 15 kilometra dhe me epiqendër në det.

Lëkundjet u ndjenë në të gjithë rajonin dhe në ishujt e afërt. 20 minuta më vonë, u regjistrua një tërmet i dytë me magnitudë 3.7 i shkallës Rihter në një thellësi 10 kilometra. /tvklan.al