Lëkundje tërmeti me magnitudë paraprake prej 5.2 të shkallës Rihter janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte. Tërmeti ra në orën 23:31 minuta (me orën tonë). Ai e kishte epiqendrën 18 kilometra nga Kastoria në Greqi dhe 23 kilometra nga qyteti i Korçës në Shqipëri.

Qytetarë të shumtë nga qytete si Korça, Bilishti, Maliqi, Voskopoja, Pogradeci, Berati e Saranda raportojnë se lëkundjet ishin mjaft të forta. Tërmeti u ndje edhe në Maqedoninë e Veriut./tvklan.al