Nuk ka të lënduar apo dëme materiale

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter u ndjenë sot pasdite në afërsi të zonës së Dardhës në Korçë.

Emergjencat thanë se nuk ka raportime për dëmtime apo të lënduar. 

Një tjetër tërmet 5.2 i shkallës rihter u ndje mëngjesin e sotëm edhe në ishullin e Kretës, por larg shqetësimeve për tërmete apokaliptike.

Sipas të dhënave epiqendra ishte 23 km në veriperëndim të qytetit Heraklion.

Edhe atje nuk pati raporte për lëndime apo dëme materiale.

Tv Klan