Nuk ka të lënduar apo dëme materiale

Një tërmet prej 5.2 i shkallës Rihter goditi mëngjesin e kësaj të mërkure ishullin grek të Kretës. Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeodinamikës, epiqendra e tërmetit ishte 23 kilometra në veriperëndim të qytetit Heraklion. Tërmeti kishte një thellësi prej 70 kilometrash dhe raportohet se u ndje në të gjithë ishullin. Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale ose lëndime.

Një tërmet me të njëjtin intensitet goditi dy javë më parë edhe Athinën. Sizmiologët janë shprehur se këto tërmete mund të pasohen nga lëkundje edhe më të forta, deklarata që patën ndikim edhe në Shqipëri, ku Presidenti Meta u dërgoi letër institucioneve për një tërmet apokaliptik që mund të godasë Ballkanin.

Tv Klan