Filipinet janë goditur nga një tërmet me magnitudë 6.3 orët e para të mëngjesit. Mësohet se epiqendra ka qenë në rajonin Mindoro dhe sipas agjencive sizmologjike thellësia e dridhjeve ka qenë 114 kilometra nëntokë.

Epiqendra e tërmetit ishte Calatagan në provincën Batangas. Autoritetet nuk kanë lëshuar paralajmërim për cunami. Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme.

Madje njerëzit janë shprehur se janë mësuar me dridhjet e tokës.

“Në këtë zonë tërmetet janë të zakonshme dhe njerëzit janë të mësuar me to”, tha një person për AFP-në.

Filipinet ndodhen në Unazën e Zjarrit në Paqësor, në një prej zonave me aktivitetin më të lartë sizmik që shtrihet nga Japonia, përmes Azisë juglindore dhe oqeanit Paqësor./tvklan.al