Tërmeti me magnitudë 6.8, Erdogan: Janë marrë të gjitha masat

Tërmeti me magnitudë 6.8, Erdogan: Janë marrë të gjitha masat

00:30 25/01/2020

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se të gjitha departamentet kanë marrë masat e nevojshme për të siguruar jetën e qytetarëve pas tërmetit me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter që goditi provincat lindore të vendit të premten.

“Institucionet tona më të rëndësishme kanë marrë masat e nevojshme”, tha Erdogan, ndërsa shtoi se ministri i Brendshëm, ai i Shëndetit dhe i Mjedisit u dërguan menjëherë në zonën e prekur nga tërmeti.

Presidenti turk u shpreh gjithashtu se të gjitha institucionet përkatëse ishin gati për të asistuar qyetarët e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Më herët, Autoriteti Shtetëror i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave deklaroi se të paktën 18 persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e lëkundjes së fortë.

Tërmeti u ndje gjithashtu në shumë provinca të tjera, përfshirë Adana, Osmaniye, Tunceli and Hatay, por edhe në shtetet fqinje.

Ky nuk është tërmeti i parë që godet Turqinë për vitin 2020. Të mërkurën një tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter tronditi provincën perëndimore të Manisa, ndërsa të enjten, Ankaraja u lëkund nga një tërmet me magnitudë 4.5.

Në 2010-n, provinca e Elazig u godit nga një tërmet me magnitudë 6, që i mori jetën 51 personave./tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi