Të paktën 12 persona janë plagosur nga tërmeti fuqishëm

Një tërmet me magnitudë 7.5 ka goditur veriun e Perusë. Të paktën 12 persona janë plagosur ndërsa raportohet se nuk ka viktima.

Tërmeti është ndjerë në të gjithë Perunë qendrore dhe veriore. Disa banorë kanë dalë menjëherë nga  shtëpitë sapo kanë ndjerë lëkundjet e tokës.

Sipas autoriteteve atje dëmet materiale janë të konsiderueshme pasi flitet për qinda shtëpi të cilat janë bërë të pabanueshme.

Presidenti Pedro Castillo tha përmes Twitter se në zonë ndodhen ekipet e emergjencës në mënyrë që t’u vihet në ndihmë qytetarëve të prekur.

Klan News