Një person humb jetën, dëme të shumta në ndërtesa

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ka goditur këtë të hënë Meksikën Perëndimore duke vrarë të paktën një person. Si pasojë e tërmetit ka pasur disa dëme në ndërtesa të ndryshme dhe shkëputje të energjisë elektrike.

Qytetarët e frikësuar kanë dalë në rrugët e qytetit, teksa tërmeti i kësaj të hëne ka shënuar përvjetorin e dy tërmeteve të mëparshme të ndodhur në 19 Shtator. I pari në vitin 1985 ku vdiqën më shumë se 10 mijë persona dhe ai i vitit 2017 ku humbën jetën me qindra persona.

Tv Klan