Presidenti Ilir Meta ka shprehur mbështetjen për Kroacinë, e cila u godit nga dy tërmete të fuqishme.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shqiptar i ka uruar shërim të shpejtë 15-vjeçarit të plagosur nga lëkundjet sizmike.

“Mendimet tona janë me popullin kroat, në veçanti me të prekurit e të plagosurit nga tërmeti dhe familjarët e tyre, të cilëve ju uroj shërim të shpejtë! Në këto momente tepër të vështira për Kroacinë mike, që po përballet edhe me pandeminë COVID 19, shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen tonë”, shkruan Presidenti Ilir Meta.

Dy tërmetet me magnitudë 5.3 dhe 5 që goditën Kroacinë në orët e para të mëngjesit kanë shkaktuar dëme materiale, ndërsa një 15-vjeçar mbeti i plagosur. /tvklan.al