Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tërmetin e fuqishëm që goditi këtë martë Kroacinë.

“U kam përcjellë sot shprehjen e solidaritetit vëllazëror Presidentit Milanoviç & Kryeministrit Plenkoviç, për fatkeqësinë mbi qytetin Petrinja! Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike e do të japë ndihmën e saj modeste për shërimin e plagës së hapur nga tërmeti i fortë”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Banorët përjetuan momente dramatike nga shembjes e disa ndërtesave të vjetra në qendër të qytezës së Petrinjës, e cila ishte epiqendra e tërmetit të fuqishëm të magnitudës 6.4 të shkallës Rihter që goditi rreth mesditës Kroacinë qendrore.

Një vajzë e vogël që ishte shtruar në spitalin e qytezës së Shishakut që ndodhet jo shumë larg epiqendrës humbi jetën nga shkatërrimi i plotë ndërtesës. Deri më tani flitet për 60 të lënduar, teksa lëkundjet janë ndjerë në një rreze të gjerë deri në brigjet e veriut të Italisë në Adriatik. /tvklan.al