Shqipëria i ka dhuruar Kroacisë një shumë prej 250 mijë Euro për rindërtimin pas tërmetit shkatërrues të një dite më parë.

Kryeministri Edi Rama në një postim në mediat sociale njoftoi vendimin e qeverisë shqiptare dhe shton se Kroacia është shembull i rezistencës.

Sapo nënshkrova vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë EURO për Kroacinë për të ndihmuar rilindjen e Petrinja pas tërmetit shkatërrues! Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, shkruan Rama.

Kjo ndihmë e Shqipërisë vjen një ditë pas tërmetit të fuqishëm që tronditi një ditë më parë Kroacinë. Deri tani raportohet për qindra godina të shembura dhe për 7 jetë të humbura./tvklan.al