
Tërmeti në Turqi, futbollisti nxirret nga rrënojat
11:15 07/02/2023
Christian Atsu, futbollisti i skuadrës turke Hatayspor, është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e ndërtesës së rrëzuar për shkak të tërmetit shkatërrimtar në Turqi.
Ish-sulmuesi i Newcastle dhe Chelsea u raportua i bllokuar nën rrënojat e një ndërtese ditën e djeshme.
Atsu luan për skuadrën turke Hatayspor në qytetin Antakya, një nga më të goditurit nga tërmeti i djeshëm me magnitudë 7.8.
Futbollisti Christian Atsu u nxorr nga rrënojat me lëndime. Ndërsa drejtori sportiv i ekipit është ende i bllokuar. /tvklan.al