Shpëtohet një 3-vjeçare pas 91 orësh nën rrënoja

Ka shkuar në 105 numri in viktimave nga tërmeti i fuqishëm i së premtes së kaluar në Turqi. 144 persona të plagosur janë duke u trajtuar ende në spitale ndërsa 883 të tjerë kanë dalë pasi kanë marrë mjekim.

Që nga lëkundja kryesore me magnitudë 6.6 janë regjistruar mbi 1500 goditje të tjera. Grupet e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat një tjetër vajzë 3-vjeçare që kishte kaluar 91 orë nën rrënoja. Ajo është personi i 107-të i shpëtuar.

Tv Klan