“Të shmangim dimrin ekonomik e social”

Pas takimeve me biznesin e prekur nga tërmeti në Durrës, kryedemokrati Basha propozon 5 masa me efekt të menjëhershëm në këtë sektor, që sipas tij, është dëmtuar materialisht dhe financiarisht. Ai thotë se kjo paketë do të shmang dimrin ekonomik dhe social në të gjithë vendin.

“1. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore  gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.

2. Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.

3. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.

4. Përjashtimin nga TVSH për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve.

5. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore”.

Basha i bën gjithashtu thirrje sistemit bankar të riskedulojnë këstet e kredive në periudhën e rindërtimit për operatorët ekonomikë në zonat e prekura. Sipas tij kjo paketë është ndihma më e mirë që mund t’i jepet sipërmarrjes për rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë në zonat e goditura.

Tv Klan