Nga lista e përfituesve janë skualifikuar 3800 subjekte

Dhjetëra banorë të Durrësit u mblodhën mëngjesin e kësaj të hënë para bashkisë, pasi u skualifikuan nga lista përfituese e grantit të rindërtimit për banesat e dëmtuara nga tërmeti.

Banorët kërkojnë t’u njihen dëmet sipas listave DS1, DS2 dhe DS3, pasi pretendojnë se i kanë dokumentet e rregullta nga institucionet  përkatëse për t’u bërë përfitues për rikonstruksion.

Në listën e miratuar nga Këshilli Bashkiak i qytetit rezultojnë të përjashtuar 3800 banorë dhe 6257 përfitues.

Lidhur me ankesat e qytetarëve bashkia e Durrësit reagoi duke thënë se të gjithë ata persona që nuk u kualifikuan për të përfituar grantin për rikonstruksion, kanë të drejtë të bëjnë ankimim brenda 7 ditëve nga dita e shpalljes së vendimit të Këshillit Bashkiak.

Tv Klan