Tërmeti i fortë që tronditi Greqinë dhe u që u ndje në një pjesë të madhe të Shqipërisë ka shkaktuar viktimën e parë.

Mediat vendase bëjnë me dije se nga lëkundjet e tërmetit 5.9 të shkallës Rihter ka humbur jetën një 83-vjeçar. Ai jetonte bashkë me gruan e tij në Mesochori, në fshatin malor të Elassona dhe shtëpia e tyre u shkatërrua.

I identifikuar si Christos Gekas, 83-vjeçari u dërguar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Ndërkohë mësohet se familjarët e tij kanë bërë thirrje për të gjitha mediat që të respektojnë vendimin e tyre për të pasur një ceremoni mortore private. 83-vjeçari është viktima e parë e tërmetit të së enjtes.

Nga ana tjetër mediat vendase kanë raportuar se dëmet materiale janë të shumta dhe banorët nga paniku kanë dalë nga shtëpitë dhe disa kanë zgjedhur që të kalojnë natën në çadra./tvklan.al