Disa pallate të dëmtuara, banorët kërkojnë ndërhyrje

Tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në Mamurras. Grupet e verifikimit të dëmeve kanë shkuar në 50% të banesave për të parë gjendjen e tyre.

Kjo shtëpi afër Bashkisë është shkatërruar plotësisht. Ekipet e verifikimit e kanë shpallur të pabanueshme edhe pse pjesëtarët e saj vazhdojnë të qëndrojnë brenda.

Të dëmtuar nga tërmeti janë edhe pallatet.

Banorët të frikësuar kërkojnë verifikim të menjëhershme të gjendjes së tyre. Ndërkohë ata i kanë braktisur banesat dhe po qëndrojnë ku të munden.

Një pjesë e familjeve që kanë mbetur jashtë, pas dëmtimit të shtëpive janë strehuar në çadrat e ngritura në oborrin e shkollës.

Në ndihmë të këtyre banorëve janë vënë në dispozicion edhe 15 apartamente në Velipojë.

Tv Klan