Lëkundjet kanë shkaktuar dëme materiale në disa fshatra por jo viktima

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur pjesën qëndrore të Greqisë.

Tërmeti me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter u regjistrua në pjesën jugore të Elasonës, afër Larisës, në një thellësi prej 7.8 kilometrash. Të tmerruar qytetarët mbushën rrugët dhe parqet përreth.

Lëkundjet u ndien në të gjithë vendin dhe deri në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Kroaci dhe Malin e Zi. Asnjë viktimë nuk u raportua deri më tani, por autoritetet u kërkuan banorëve të qëndrojnë në vende të sigurta, për shkak edhe të post-lëkundjeve të cilat vijojnë ende.

Zjarrfikësit nxorën nga rrënojat një banor të fshatit Mesohori. Ndërkohë, në Larisa 2 burra u hodhën nga kati i parë dhe i dytë për t’i shpëtuar tërmetit dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Dëmet janë të shumta për shkak edhe të vjetërsisë së ndërtesave. Disa kisha dhe shtëpi u shembën  në disa Damasi. Greqia shtrihet në një rajon me aktivitet të lartë sizmik. Pjesa dërrmuese e tërmeteve nuk shkakton dëme ose lëndime.

Tetorin e kaluar, një tërmet goditi ishullin lindor grek të Egjeut, Samos dhe bregdetin turk ku vrau dy njerëz në Samos dhe më shumë se 100 njerëz në Turqi.

Klan News