Tërmeti trondit ishujt Santorini dhe Kretë

Tërmeti trondit ishujt Santorini dhe Kretë

10:52 12/08/2019

Mëngjesin e sotëm, ishujt grek Santorini dhe Kretë janë tronditur nga lëkundjet sizmike.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter në një thellësi 55 km nëntokë, sipas të dhënave sizmiologjike. Lëkundjet nuk kanë zgjatur shumë, por u ndje në të dy ishujt e frekuentuar nga turistë të shumtë.

“Nuk duhet të shqetësohemi shumë nga ky tërmet, edhe pse magnituda e tij do të thotë që mund të ketë të tjera tërmete”, shprehet sizmiologu grek Gerasimos Papadopoulos.

Nga lëkundjet sizmike nuk pati të lënduar dhe as dëme materiale. Një ditë më parë, Kreta u godit nga një tjetër tërmet. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT