Tërmeti u merr jetën dy adoleshentëve në Greqi (Video)

Tërmeti u merr jetën dy adoleshentëve në Greqi (Video)

17:49 30/10/2020

Tërmeti me magnitudë 7 i shkallës Rihter ka lënë dy të vdekur në ishullin grek të Samosit, aty ku ishte edhe epiqendra. Mësohet se viktimat janë dy adoleshentë, një 17-vjeçar dhe një 14-vjeçare. Ata u zunë poshtë një muri.

Siç duket nga këto pamje të publikuara nga mediat greke, forcat e kërkim-shpëtimit përpiqen që të nxjerrin trupat e viktimave. Protothema njofton se një fëmijë i tretë, 14 vjeç është dërguar në një spital në Athinë pas frakturave të rënda që ka pësuar.

Sipas mediave, në total në Samos, janë lënduar 19 persona të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 të shkallës Rihter tronditi Egjeun ditën e sotme.

Epiqendra ishte pranë ishullit Samos, një ishull grek, por që ndodhet pranë brigjeve turke. Afërsia ka bërë që Turqia të jetë një prej vendeve më të prekura nga këto lëkundje.

Deri më tani atje raportohet për të paktën 6 viktima, ndërsa shumë ndërtesa janë shkatërruar. Lëkundjet shkaktuan edhe një cunam të vogël në brigjet e Turqisë dhe ishujve grekë./tvklan.al



Të ngjashme