Tërmeti zë spikeret në transmetim live

Tërmeti zë spikeret në transmetim live

20:41 26/09/2019

Tërmeti i fuqishëm që tronditi mesditën e së enjtes Stambollin ka zënë në transmetim të drejtpërdrejtë spikeret e shumë kanaleve informative.

Tërmeti me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter goditi në orën 13:59. Epiqendra e tij ishte në detin Marmara, shumë afër metropolit turk të Stambollit.

E zënë nga tërmeti në transmetim live, spikerja e Star TV u kërkon kolegëve të jenë të qetë dhe të mos kalojnë nën drita, ndërsa ajo e NTV thotë se ka më shumë se 10 sekonda që po lëkunden nga tërmeti i fuqishëm.

Ndërkohë, tmerri i përjetuar transmetohet në ekran edhe nga spikerja e HaberTurk, e cila me zërin që i dridhet njofton teleshikuesit se Stambolli po lëkundet fuqishëm nga një tërmet. “Nga newsroom po dëgjoj edhe zërat e kolegëve”, thotë ajo.

Tërmeti i së enjtes ka shkaktuar dëme të shumta materiale dhe të plagosur. Deri më tani nuk ka raportime për jetë të humbura. /tvklan.al

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori