Lajmi i krijimit të një shteti sovran bektashi brenda territorit  të Republikës së Shqipërisë është tema e mbrëmjes në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Anëtari i kryesisë së Komunitetit Mysliman Shqiptar, Elton Karai thotë se për këtë çështje nuk ka pasur një shpjegim paraprak ose pas njoftimit.

Ai shton se është komunikuar edhe me komunitetet e  tjera fetare, por të gjithë po presin për sqarime  të mëtejshme pasi çështja dhe termat e përdorur janë të paqartë. Lidhur me termat, ai shprehet se krijojnë një paqartësi sepse konsiderohet islam i moderuar duke nënkuptuar sikur në vend ka edhe një qëndrim ekstremist. Karai përmbyll duke thënë se pritet një shpjegim dhe beson se do të gjendet rruga e maturisë.

Blendi Fevziu: Keni kërkuar zyrtarisht nga qeveria një shpjegim?

Elton Karai: Zyrtarisht nga qeveria nuk kemi kërkuar sepse është bërë kërkesa në mënyrë publike nga shumë personazhe dhe aty ka shumë elementë të paqartë, është edhe pak çështje delikate. Ne kemi përzgjedhur të ecim hap pas hapi që njëherë palët të reagojnë për paqartësitë të cilat i shprehin vetë.

Blendi Fevziu: Po me komunitetet e tjera fetare në Shqipëri, keni komunikuar?

Elton Karai: Kemi komunikuar, por edhe ata po tregohen të duruar.

Blendi Fevziu: Presim të dalin në një deklaratë të gjithë. Ju ishit të parët që nxorët deklaratën, por edhe ata duken të hutuar.

Elton Karai: Duken të gjithë të hutuar, edhe ne në krye të deklaratës gjëja e parë që e theksojmë është që kemi shumë pak informacion në lidhje me çështjen. Ka shumë koncepte, terma që po përdoren janë të gjithë në ajër, të pabazuar te diçka. Okej, duket bukur, islam i moderuar, bashkëkohor apo modern,  temra të cilat përdoren në ligjërim.

Blendi Fevziu: Konkrete kemi vetëm njësitë, 27 hektarë thotë, megjithatë mund të jetë bërë përkthimi gabim, 27 hektarë apo 11 hektarë, mos është 27 akra.

Elton Karai: Pjesa shqetësuese për ne si komunitet fetar dhe si teologë, imamë, myftinj dhe shqetësimi që ka shkaktuar te besimtarët kjo deklaratë, ishte kryesisht si besimtarë, ne jemi në ndjekje të kësaj çështjeje me bisedime me palët që janë të përfshira në këtë situatë, është sidomos me konceptet që po shprehet kjo gjë, sepse të themi që dikush këtu përfaqëson islam të moderuar, do të thotë që në krahun tjetër ka një islam ekstremist, nëse ky është x Tarikat, KMSH çfarë është?

Blendi Fevziu: Pra ka hapur një diskutim të brendshëm që nuk ka ekzistuar.

Elton Karai: Që nuk ka ekzistuar. Kjo është gjëja që neve na shqetëson më tepër. Në Shqipëri ka një harmoni ndërfetare e cila është ndërtuar nga komunitetet.

Blendi Fevziu: Pra padashje ju jeni pozicionuar si radikalë në këtë rast, duke paraqitur një Tarikat…

Elton Karai: Nuk po themi ashtu, por ka disa paqartësi në këtë mes. Edhe personat që ligjërojnë, edhe termat që po përdoren janë ende të pakonsoliduar mbase edhe nga nxitimi, ne nuk i dimë. Dëshirojmë të  presim dhe t’u japim mundësi personazheve të sqarohen dhe pastaj të ulemi dhe t’i sqarojmë me njëri-tjetrin se ne nuk kemi pasur asnjë konflikt me askënd dhe nuk besoj që të kemi sepse këtë ka treguar historia deri sot.

Blendi Fevziu: Mos është ajo që thotë Gerta, kur futet politika,  fillojnë problemet?

Elton Karai: Besoj që do të gjendet rruga e maturisë./tvklan.al