Termometri arrin në -16 në Dibër




Termometri arrin në -16 në Dibër

12:28 23/01/2022

Moti i acartë shkakton probleme me qarkullimin

Termometri në qytetin e Peshkopisë shënoi mbrëmjen e së shtunës vlerën -16 gradë Celsius. Moti i acartë krijoi ngrica dhe akull në rrugët e qytetit dhe ato nacionale, duke krijuar probleme në qarkullim.

Përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve është i detyrueshëm veçanërisht në rrugët Peshkopi-Tiranë, Peshkopi Librazhd dhe Peshkopi-Kukës. Ndërsa disa zona më të thella si Lura, Selishta, Sllova, dhe Kalaja e Dodës janë të izoluara, një pjesë e tyre edhe pa energji elektrike.

Me temperatura ekstreme u përball edhe juglindja e vendit. Në qarkun e Korçës u regjistrua vlera – 13 grade Celsius. Megjithatë akset nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Pogradecin dhe Leskovikun janë të qarkullueshme normalisht, por këshillohet përdorimi i zinxhirëve. Lëvizja nuk është ndërprerë as drejt Dardhës apo Voskopojës.

Në qarkun e Shkodrës nuk ka aktualisht asnjë rrugë të bllokuar, ndërsa 4 mjete borëpastruese punojnë për të mbajtur të hapur rrugën Qaf Thore – Theth. Edhe në Llogara raportohet se qarkullimi i është kthyer normalitetit.

Tv Klan











Të ngjashme