Termometri shënon minus 21 gradë në veri të vendit
Akset të kalueshme me zinxhirë ose goma dimërore
Shqipëria është përfshirë nga temperatura ekstremisht të ftohta.
Sipas sinoptikanëve e marta dhe e mërkura janë diëtt më të ftohta në shqipëri ku termometri do të regjistrojë -15 gradë në zonat malore, por për shkak të erës së ftohtë do të ndihen disa gradë më tepër.
Në Shkodër temperaturat kanë arritur mbi -15 në zonat malore. Por pavarësisht kësaj, përgjegjësi i autoritetit verior të rrugëve Hajrullah Sylja thotë se të gjitha akset janë të kalueshme por nevojiten gomat dimërore.
Sylja thotë se çdo aks ka të paktën 3 borëpastruese, ndërsa në Qafë-Thore ky numër shkon në 6.
Temperatura të ulta dhe ngrica janë regjistruar edhë në Pogradec.
Ngricat kanë dhënë pamje piktoreske nga liqeni i Pogradecit.
I ftohti siberian do të na shoqërojë deri ne fundjavë me temperatura disa gradë nën zero.
Tv Klan