Një mësues është therrur për vdekje në Parisit nga një person. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të kësaj të premteje. Lajmi u bë i ditur nga autoritetet vendase dhe mësohet se autori i krimit u qëllua për vdekje nga policia. Viktima ishte një mësues që punonte në një shkollë aty pranë.

Sipas BBC, mësuesi u kishte treguar nxënësve karikatura të Profetit Muhamed, dhe për këtë arsye, policia dyshon se ngjarja mund të jetë një sulm terrorist. Hetimet për këtë ngjarje drejtohen nga prokurori i anti-terrorit. Bëhet me dije se dhe ministri i Brendshëm francez u kthye urgjent nga rruga pasi ishte duke udhëtuar drejt Marokut.

Sipas mediave franceze që kanë përshkruar dhe dinamikën këtij sulmi të rëndë, autori sulmoi mësuesin duke i prerë kokën me thikë. Ai u përpoq të arratisej nga vendngjarja, por dëshmitarët e raportuan menjëherë në polici.

Kur kjo e fundit mbërriti në vendin e ngjarjes, u përball me kërcënim nga ana autorit dhe u detyrua ta qëllonte për vdekje. Autori ndërroi jetë menjëherë.

Zona ku ndodhi krimi është rrethuar dhe autoritetet janë duke mbledhur prova që mund t’u shërbejnë për hetimin. Ndërkohë, policia franceze u ka kërkuar qytetarëve që të shmangin qëndrimin në ambiente publike.

Franca po përballet me sulme të njëpasnjëshme që prej atentatit terrorist në gazetën satirike Charlie Hebdo në 2015.  /tvklan.al