Dy të vrarë e dy të plagosur nga përplasja me armë

Dy të vrarë e dy të plagosur nga përplasja me armë

19:38 05/09/2019

Far West në qendër të Prishtinës

Këto të shtëna tronditen të enjten pasdite lagjen Mati 1 të Prishtinës. Mosmarrëveshjet pronësore dyshohet se çuan në përplasjen me armë të dy familjeve.

Bilanci, dy të vrarë e dy të plagosur.

Skena është filmuar nga një kamera sigurie. Në video duket një person i veshur me bluzë me ngjyrë që teksa ndiqet nga një tjetër person kthehet dhe e qellon disa herë me pistoletë. 

Personi i veshur me të bardha, pas plumbave bie në tokë i plagosur. Në pamje duket edhe një person i tretë që qëndron i palëvizur dhe një automjet që afrohet.

Ndonëse policia nuk ka dhënë detaje, mësohet se personi i parë që ndërroi jetë ishte shtetasi me inicialet B. Mehmeti. Ndërsa tre të tjerët, dy të plagosur e një i vdekur janë të së njëjtës familje me mbiemrin Rafuna.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona.

Gjithashtu mësohet se një zyrtar policor ka intervenuar në arrestimin e njërit nga të dyshuarit që ka gjuajtur me armë.

Policia tha se është  duke hetuar rastin. Ndërsa sipas mjekëve kujdestarë, gjendja e të plagosurve të tjerë që ndodhen në  Qendrën Klinike Universitare të Kosovës  është e rëndë.

Tv Klan

Të ngjashme