Avokati: Familja nuk mundi t’i kuptojë prirjet terroriste

Avokati i Kujtim Fejzullahut ka thënë se klienti i tij kishte tentuar shume kohe më parë t’i bashkohej ISIS dhe ishte trajtuar në Austri për bindjet radikale që kishte. Familja nuk e kishte kuptuar asnjëherë prirjen e tij drejt ekstremizmit fetar.

Avokati që ka përfaqësuar Kujtim Fejzullahun, Mirsad Musliu, thotë se Kujtimi ka bashkëpunuar me autoritetet pasi është arrestuar dhe as që ia ka marrë mendja se mund të bëjë një veprim të tillë.

Ai si person, nuk ta kapte mendja se mund të vijë puna deri këtu. Domethënë, gjatë gjithë kësaj kohe ka pas institucion, organizatë që ka punuar me të!?… Po, po! Kjo është fakt! Përveç masës së dënimit, ka pasur edhe dy masa tjera paralele për me e largu prej asaj rruge. Masa e parë ka qenë; Vëzhgim nga një person prej shoqate dhe vëzhgim dhe trajtim profesional nga një shoqatë “De rat” e cila njihet si profesionale për këto raste!

-A ka bashkëpunuar me organet gjatë gjithë këtij procesi?

Sa i kam unë informacionet, ai ka bashkëpunuar me organet shtetërore dhe çdo vendim të gjykatës e ka respektuar.

Edhe për familjen e tij ka fjalë miradije. Thotë që nuk mund ta kuptojnë se ku kanë gabuar në edukimin e djalit.

Ai vitin 2019 u arrestua në Turqi, për arsye se tentoi të kalon në Siri dhe ti bashkëngjitet IS. Zyra jonë e kishte përfaqësinë e personit në fjalë. Vet babai dhe nëna e tij, që ishin persona evropian, persona të cilët as vet nuk e kuptonin se çfarë kanë gabuar në punën e tyre si prind, në edukimin e fëmijëve të tyre. 

Musliu thotë se po shënohet tendencë e rritjes së numrit të shqiptarëve që po radikalizohen. E shumica e rasteve janë persona të rinj, që kanë lindur dhe janë edukuar në Austri.

Klan Macedonia