Një ditë pas masakrës në dy xhamitë e Christchurch-it, që shkaktoi 49 viktima e 48 të plagosur, autori Brenton Tarrant doli përpara gjykatës, ku u përball me akuzën e vrasjes. Me uniformën e bardhë të të burgosurit, Tarrant u shfaq i buzëqeshur dhe pa asnjë shenjë pendesë.

Përpara kamerave, ai bëri simbolin e grupeve supermacistëve të bardhë. Tarrant pritet të akuzohet edhe për vepra të tjera të penale, si organizimi i sulmit terrorist. Kryeministrja e Zelandës së Re tha se vrasësi kishte leje për armë zjarri, duke paralajmëruar ashpërsimin e ligjeve mbi armëmbajtjen.

“Mund t’ju them vetëm një gjë tani: ligjet tona mbi armët do të ndryshojnë”,

tha ajo

.

Në Christchurch, qytetarët bënë homazhe në nder të viktimave, duke vendosur lule në pranë vendit ku ndodhi masakra.

Tre persona të tjerë u arrestuan si bashkëpunëtorë të Brenton Tarrantit, mes tyre edhe një grua. Një nga burrat u la i lirë. Ai kishte dalë me veshje ushtarake dhe me armë në rrugë për të mbrojtur të bijën.

Brenton Tarrant ishte frymëzuar nga terroristi neo-nazist Anders Breivik, autori i masakrës me 76 viktima në Olso në 2011. Tarrant e quante veten një luftëtar të myslimanëve dhe të pushtuesve osmanë. Armën me të cilën kreu sulmin e kishte mbushur me emrat e vrasësve më të mëdhenj të myslimanëve. Por edhe figurave që kanë luftuar mes osmanëve pushtues, sikurse automatiku që mban mbishkrimin Skanderbeg, apo karikatori me emrin e Gjergj Arianitit, babait të Donika Kastriotit.

Tv Klan