Vlera e kompanisë Tesla e drejtuar nga Elon Musk është rritur sërish. Sipas të dhënave të fundit aksionet e kësaj kompanie u rritën me 4.9% në tregjet ndërkombëtare.

Elon Musk

Tashmë Tesla që prodhon makinave elektrike vlen më shumë se 800 miliardë Dollarë, vlera më e madhe që ka pasur ndonjë herë.

Pak kohë më parë vlera e saj e tregut arriti në 774 miliardë Dollarë, duke e bërë kompaninë e pestë më me vlerë në botë.

Ndërkohë një ditë më parë, drejtuesi i Tesla, Elon Musk u shpall zyrtarisht njeriu më i pasur në botë, duke lënë pas themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.

Në vend të tretë në listën e personave më të pasur në botë është Bill Gates me 132 miliardë Dollarë./tvklan.al