Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka njoftuar se nuk do të pranojnë më Bitcoin për blerjen e automjeteve elektrike. Më një postim në mediat sociale, Musk ka sqaruar dhe shkaqet  që e kanë shtyrë për të marrë këtë vendim, ku kryesori është shqetësimi për ndryshimin e klimës.

Ne jemi të shqetësuar për rritjen e shpejtë të përdorimit të lëndëve djegëse për transaksionet e Bitcoin, veçanërisht qymyrin, i cili ka emetimet më të këqija nga çdo karburant. Kriptomonedhat janë një ide e mirë, por po sjellin kosto të madhe për mjedisin“, shkroi Musk.

Ai gjithashtu deklaroi që prodhuesi i makinave elektrike nuk do të shesë asnjë nga Bitcoin-et e tij dhe synon ta përdorë atë për transaksione të tjera, dhe nxit përdorimin e energjisë më të qëndrueshme.

Pas këtij njoftimi vlera e Bitcion ra me më shumë se 10%, po ashtu dhe aksionet e Tesla pësuan në rënie të konsiderueshme.

Elon Musk deklaroi më Mars të këtij viti që do të pranonte dhe Bitcoin për blerjen e makinave elektrike, dhe më vonë u zbulua se ai kishte blerë 1.5 miliardë Dollarë kapital të monedhave virtuale./tvklan.al