Tesla po përgatitet për të prezantuar robotin humanoid me inteligjencë artificiale (AI) që shpreson se do të transformojë ndërmarrjet, vendet e punës e shtëpitë nëpër botë.

Sipas asaj që shkruan The Independent, Elon Musk do ta zbulojë prototipin e parë të Tesla Optimus në eventin e përvitshëm të kompanisë AI Day, më datë 30 Shtator.

Duke folur në terma afatgjatë, Musk ka deklaruar më herët se robotët mund të përdoren në shtëpi, për të gatuar, për t’u kujdesur për bahçen, për të moshuarit e madje edhe për të qenë edhe partnerë seksi për njerëzit.

Emri Optimus i referohet liderit të fuqishëm dhe dashamirës të Autobotëve, në serinë e filmave Transformers. Prodhimi i këtyre robotëve mund të nisë vitin e ardhshëm, tha Musk./tvklan.al