Gjermania është gati që të ndihmojë prodhuesin e makinave elektrike, Tesla, kompani e cila po mendon hapjen e një fabrike për prodhimin e baterive në Berlin.

Ende nuk dihet shuma që mund të përfitojë kompania e Elon Musk nga qeveria gjermane, por pritet që kjo dilemë të zgjidhet shumë shpejt.

Ndërkohë Bashkimi Evropian në Janar ka miratuar një plan që përfshin dhënien e ndihmës shtetërore Tesla, BMW dhe kompanive të tjera për të mbështetur prodhimin e baterive të automjeteve elektrike dhe për të ndihmuar bllokun të zvogëlojë importet nga udhëheqësi i industrisë Kina.

Plani i BE për projektin 2.9 miliardë Euro për Inovacionin Evropian të Baterive, i cili përfshin më shumë se 40 kompani, vjen pas fillimit në vitin 2017 të Aleancës Evropiane të Baterive.

Sipas vlerësimeve të ministrisë gjermane të Ekonomisë, Tesla planifikon të investojë 5 miliardë Euro në fabrikën e saj të baterive në Gruenheide pranë Berlinit.

Vëllimi i lartë i investimeve do të thotë që prodhuesi amerikan i makinave mund të llogarisë në subvencionet shtetërore gjermane prej 1.14 miliardë Eurosh./tvklan.al