Analiza e antigenëve nis të aplikohet në BE

Spanja, Franca dhe Gjermania e kanë shkrutuar kohën e pritjes për daljen e përgjigjes në rastet e dyshuara për Covid. Skema e testimit nuk fillon me PCR që kërkon të paktën 8 orë për t’u analizuar, por me testin e antigenëve, rezultati i të cilit merret në disa minuta.

Kemi filluar të avancojmë me ato që quhen teste të shpejta dhe teste që kemi futur në Madrit dhe zonën e Katalonjës është test i shpejt që janë antigjenët, ky është një test i ngjashëm me PCR, që merret nga hunda dhe analizohet dhe përgjigja del për 15 minuta në këtë test ne nuk shohim strukturën gjenetike siç e shohim në PCR te Covid 19 por shohim proteinat që janë në sipërfaqe dhe duke matur proteinat ne mund të diagnostikojmë jo me garancinë e PCR që ka Covid apo jo”, thotë Kida Sallabanda, mjek në Spanjë.

Krahas shpejtësisë testi i cili shërben në rastet që kanë shfaqur shenja të sëmundjes, ka dhe një kosto disa herë më të lirë se tamponi. “Në Spanjë ky test vlerësohet me 5 Euro kur PCR shkon 100 Euro”, shton mjeku.

Ky është aktualisht testi më i shpejt në botë që identifikon koronavirusin tek pacientët me simptoma. Në Shqipëri testimi i personave të dyshuar bëhet nëpërmjet tamponit përgjigja e të cilit varion nga 1 deri në 4 ditë. Burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë thanë për televizonin Klan se Shqipëria do të vleresojë për të përfshirë çdo test të certifikuar dhe të sigurt.

Tv Klan