Sponsori Alban Xhaferri: Luajmë vetëm për rezultat pozitiv

Kualifikimi historik në raundin e dytë të Conference League ka rritur moralin te Vllaznia. Shkodranët luajnë në transfertën qipriote të AEL Limmasol. Sponsori i klubit, Alban Xhaferri është i bindur se skuadra e ka forcën për të marrë një rezultat pozitiv në këtë sfidë.

Ne ecim  gjithmonë me idenë që të arrijmë një rezultat pozitiv ose një barazim do të ishte mëse i mirë në mënyrë që të na lehtësohet puna në Shkodër.

Besoj se meqenëse grupi është i mirë, është ëbrë përgatitja e duhur, skemat e trajnerit do të jenë për t’iu përgjigjur sfidës në mënyrën më të mirë. Për këtë arsye jemi edhe pozitivë sepse edhe vetë lojtarët janë në momente shumë pozitive”.

Mungesa e madhe për kuqeblutë në këtë duel dyshe me Limmasol do jetë mesfushori me tipare sulmuese, Da Silva.

Klan News