Në 4 muaj, në gjithë vendin 377 aksidente me 56 viktima

Sandër Lleshaj (17 Janar 2020): ‘Propozimi për të aplikuar testin e idiotit tek shoferët…’

Ky propozim i bërë 2 vite më parë nga ish-Ministri brendshëm, Sandër Lleshaj ndonëse nuk mori dritën jeshile për t’u aplikuar, sipas ekspertëve të sigurisë rrugore duhet të nisë të aplikohet sa më parë tek shoferët agresivë.

Shoferët agresivë në rrugët e vendit nuk janë të pakët. Në vitin që lamë pas në Shqipëri, 3123 drejtues mjetesh. Të dehur, të droguar ose pa leje drejtimi këta shoferë gjithnjë e më shumë po kthehen në një rrezik serioz.

Po cilat janë grupmoshat më problematike?

Sjellja e gabuar shoferëve gjatë drejtimit të automjetit detyroi autoritetet që në 2021 të ashpërsonin Kodin Rrugor. Krahas gjobës për shkeljet e rënda si përdorimi alkoolit, celularit, shpejtësia tej normave të lejuara dhe parkalimet e gabuara, shoferëve u hiqen dhe pikë nga patenta. Pavarësisht ashpërsimeve shifrat e aksidenteve mbeten shqetësuese, pasi vetëm në 4 muajt e parë të 2022 në të gjithë vendin janë regjistruar 377 aksidente me 56 viktima.

Tv Klan