Fiqirete Sakollari ka lidhur martesë në vitin 2002. Në vitin 2005 bëhet vetëdeklarimi për shtëpinë në Tiranë ku prodhohet leje legalizimi dhe certifikatë pronësie. Në këtë pikë automatikisht Fiqirete dhe Xhafer Sakollari janë me 50% pjesë takuese pronarë.
Eksperti për çështjet noteriale, Fatmir Laçej sqaron për emisionin “Stop” në Tv Klan se zonja është pjesëtare në pronë dhe kjo situatë duhej studiuar nga noteri që ka marrë testamentin, pasi jo çdo dëshirë e testatorit është e ligjshme. Ka një klauzolë në ligj që thotë se kur një bashkëshort është i sëmurë apo i moshuar, nuk mund të përjashtohet nga trashëgimia as me testament.
Djali i të ndjerit Xhafer, Edmond Sakollari, ka kaluar në emër të tij në mënyrë të paligjshme pronësinë e pasurisë 50m ndërtim dhe 90 m truall, gjë që ka çuar në këtë situatë paligjshmërie./tvklan.al