Kombëtarja Shpresa do të zhvillojë një test të rëndësishëm para nisjes së kualifikueseve të Europianit 2019. Franca do të jetë rivali sot në mbrëmje në “Selman Stërmasi”.

Kuqezinjtë pretendojnë të kualifikohen në fazën finale, një synim që nuk arrihet prej vitit 1984.

Alban Bushi, trajner i Kombëtares Shpresa, tha se “

objektivi ynë është të dalin në vendin e parë dhe nëse nuk mundim ekipet e fortë, ose të luajmë mirë ndaj tyre nuk kemi se si të pretendojmë.

Ndeshja me Francën do të shërbejë edhe pse nuk është një kundërshtar i ngjashëm me Estoninë. Hyrja në Selman Stërmasi do të jetë falas, për të afruar sa më shumë tifozë.

Do të jetë një lojë deri diku sulmuese me Francën, por me Estoninë do të jetë akoma më shumë.

Në grupin e Shqipërisë është Spanja, Sllovakia, Islanda dhe Irlanda e Veriut.

/Tv Klan