Provimi i “Gjuhë-letërsisë shkaktoi mjaft pakënaqësi në rradhët e maturantëve. Ata pretendojnë se janë penalizuar nga pyetjet e testit dhe prandaj pas provimit të testit kanë filluar protestat.

Për të folur për këtë situatë, në programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte e ftuar pedagogia Majlinda Keta, e cila tha se në konfliktin e fundit të lindur si pasojë e provimit të letërsisë është i përfshirë tërë publiku shqiptar.

Majlinda Keta: Në fakt historitë e Maturës Shtëtërore në 15 vitet e zhvillimit të saj kanë prodhur nga një kauzë, për meme ose jo kjo është e diskutueshme në çdo vit të vet. Prodhime të tilla të konfliktit me publikun, me nxënësin, me prindërit, me ne të tjerët se ky i fundit është edhe i përfshirë tërë publiku shqiptar me Turin dhe kauzën e Turit. Kjo erdhi duke u agravuar, për të cënuar atë cilësinë që ajo ka në vetvete, Matura Shetërore. Që do të thotë, që shteti organizohet që në përfundim të 12 viteve të para-universitarit, të bëjë një matje të dijes së nxënësve 18-vjeçarë, e cila për fatin e keq është ajo që vendos kalimin e pragut ose moskalimin e pragut në universitete.

Më tej, Keta shtoi se ajo që ndodhi sivjet me maturantët e postCovid bëri që situata të jetë e acaruar, jo thjesht me historinë e Turit, por me guximin e tyre që shkruan në mënyrë të tillë për Turin.

Majlinda Keta: Në këtë këndvështrim, ajo që ndodhi sivjet me maturantët e postCovid-it që është kryeshkaku i shkaqeve, bëri që ne sot të jemi të acaruar jo thjesht me historinë e Turit, por me guximin e atyre që shkruan në mënyrë të tillë për Turin, me guximin e atyre që vijuan ta gjenerojnë më tej konfliktin, që pati në nivelin e parë midis një nxënësi maturant më testin e vet dhe me hartuesin e testit. Duke kaluar në një konflikt më të madh, ku ne sot kemi akademik që flasin për cilësitë kritike të kësaj mature shtetërore në testin e letërsisë, ne kemi njerëz të penës dhe analistë, kemi prindër dhe  mbi të gjitha kemi maturatë, të cilët kanë ushtruar të drejtën e protestës. Pra kjo maturë në momentin që ne flasim, ata sapo kanë mbaruar testin e tretë, matematikën, është një maturë e cila nuk meriton të quhet se është shtetërore. Se ndryshe do të na duhet të besojmë që shteti është organizuar që në dy përvojat e para, në të parën ta kalonte të paqtë, në gjuhën e huaj dhe në gjuhën e mëmës dhe në letërsinë të prodhojë një konflikt publik, që ka kaluar caqet e një hartuesi testi dhe thjesht dhe vetëm maturantëve. Në këtë këndvështrim duhet të jemi të shqetësuar të gjithë./tvklan.al