Kombëtarja barazoi pa gola me Marokun në miqësoren e luajtur në “Loro Boriçin” e rinovuar. Një ndeshje pa shumë emocione dhe me aksione pa shumë ide.

Kuqezinjtë nuk u shfaqën zotërues para një numri të vogël shikuesish në takimin inaugurues të “shtëpisë së Kombëtares”, për kualifikueset e Botërorit 2018, që mban më shumë se 16 mijë spektatorë.

Sokol Cikalleshi me përpjekjet e tij nuk arriti të shënojë edhe pse e nisi si titullar dhe qëndroi deri në fund të takimit.

Një lojë më bindëse mbrojtja me Mërgim Mavrajn, i cili mbajti shiritin e kapitenit dhe Berat Gjimshitin në qendër të saj.

Ndryshimet e kryera nga gjatë pjesës së dytë në mesfushë dhe përforcimi i sulmit me Armado Sadikun. Futbollistët marokenë penguan aksionet e lojtarëve shqiptarë.

Shqipëria me këtë barazim ruan pathyeshmërinë me përfaqësueset afrikane. Kjo miqësore ishte edhe një test para takimit kualifikues të Botërorit 2018 me Maqedoninë të hënën po në “Loro Boriçi” ku Shqipëria duhet të tregohet më agresive./TV KLAN