“Problem mbeten klasat kolektive në vend”

Për ministren e Arsimit Besa Shahini shkak për rezultatin e dobët të nxënësve shqiptar në lëndët shkencore është mungesa e zbatimit të kurrikulave të reja nga mësuesit.

Në një dalje publike për për testin e PISA-s për 2018-ën, që i rendit nxënësit shqiptar nën nivelin mesatar, rendit shqetësimet kryesore.

“Kemi pasur rënie në rezultat të shkencave. Kur kemi prezantuar kurrikulën e re, që është shumë më e mirë se kurrikula që është aplikuar në Shqipëri përpara, që e ndërlidh shumë mirë fizikën me kiminë e biologjinë, kjo kurrikul është shoqëruar edhe me libra të reja që e zbërthejnë shkencën dhe e bëjnë më aplikative për nxënësit, por kemi pasur një rezistencë nga mësuesit që të punojnë me këto libra. Kjo pasi fakultetet i përgatisin mësuesit me një metodologji që është tejkaluar në arsimin parauniversitar. Jemi duke bërë një trajnim serioz me mësuesit e shkencave që të arrijnë ta përkthejnë me mirë kurrikulat dhe librat e shkencave.”

Për disnivelin në rezultate mes shkollave urbane dhe rurale Shahini bëri përgjegjëse klasat kolektive.

 “Kemi diku 23 000 nxënës që shkojnë në klasa kolektive dhe aty nuk mund të bëhet mësim cilësor, sidomos jo me mësues që janë të mësuar të bëjnë mësim cilësor në klasa kolektive”.

Për shkak të gjendjes së tërmetit aktualisht janë 21 mijë nxenës që mësojnë në shkolla të tjera deri në rikontrukionin e godinave të tyre.

Tv Klan