Testim për nxënësit në arsimin parauniversitar



Testim për nxënësit në arsimin parauniversitar

16:20 15/05/2021

Të dhënat do shërbejnë për të matur arritjet e nxënësve

Të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar  do t’i nënshtrohen testimit për matjen e njohurive.

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauiversitar ka njoftuar se nga ky testim do të përjashtohen vetëm e klasat e 9-ta dhe maturantet të cilët kanë provime të detyruara  për të kaluar nga një cikël në tjetrin.

Duke qenë se nxënësit kanë zhvilluar mësim online apo të alternuar dhe me orë të reduktuara për shkak të pandemisë. Këto testime pritet të tregojnë se sa i kanë përvetësuar njohuritë e marra nxënësit si dhe për të nxjerr në pah mangësitë e tyre nga Agjencia për Matjen e Standardeve e Cilësisë me qellim përsëritjen e tyre në vitin e ri shkollor.

Ky testim nuk do ndikojë në vlerësimin e nxënësve, të cilët do t’i nënshtrohen provimeve të detyruara të tremujorit, mbi baze të të cilave do të marrin dhe rezultatet për të kaluar ose jo në vitin tjetër shkollor.

Ndryshe nga një vit më parë, ku si pasojë e pandemisë u anuluan provimet për klasat e 9-ta, ministria e Arsimit ka nxjerrë udhëzimin me datat e përcaktuara për testim në gjuhë dhe letërsi, matematikë dhe gjuhë e huaj përgjatë muajit Qershor.

Edhe maturantët po ashtu do t’i nënshtrohen provimeve nga data 3 deri në 15 Qershor.

Tv Klan










Të ngjashme