Janë testuar tre raste të reja në Shqipëri, të dyshuara për infektim me koronavirus.

Në një njoftim zyrtar, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se edhe këta persona kanë rezultuar negativë.

Në vendin tonë janë testuar në total 26 raste të dyshuara për COVID-19, por kanë rezultuar të gjitha negativë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.

Deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri. Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë”. /tvklan.al