NASA ka testuar të shtunën një megaraketë që përfundoi më herët seç ishte parashikuar. Nga radhët e agjencisë shprehen se nuk ka pasur një dështim të projektit.

Parashikohej që katër motorët të ndizeshin për 8 minuta, por zgjatën pak më shumë se 1 minutë. Supozohej që raketa të simulonte ngjitjen për në orbitë.

Raketa SLS është pjesë e programit të NASA-s, Artemis, që synon që të çojë amerikanët sërish në Hënë. Nëse përfundon me sukses, SLS-ja do të bëhet raketa më e fuqishme që ka fluturuar në hapësirë.

Ekipet në Qendrën Hapësinore Stennis janë duke punuar për të zbuluar se çfarë ndodhi me testimet të shtunën. Sipas menaxherit të këtij programi, procesi ka shumë dinamika dhe çdo gjë do të vlerësohet në vijim. /tvklan.al